Shkrimi i plotë i Kocit:
Albin Kurti mund të kandidoj në zgjedhje që do të mbahen në fillim vitit 2021 – edhe pse i dënuar me kusht, për këtë arsye:Vepra penale është kryer në vitin 2015, kur në fuqi ka qenë Kodi Penal Nr. 04/L – 082, i cili në nenin 100 paragrafi 2, parasheh se pasojat juridike të dënimit nuk krijohen kur kryesit i shqiptohet gjoba, dënimi me kusht apo vërejtja gjyqësore.Kodi i ri Penal, Nr. 06/L-074, ka pësuar ndryshim.
Në nenin 93 paragrafi 2, tani parashihet se pasojat juridike të dënimit nuk krijohen kur kryesit i shqiptohet gjoba, apo vërejtja gjyqësore.
Dënimi me kusht me Kodin e ri, ka pasojë juridike, për dallim prej Kodit paraprak.
Sidoqoftë, dispozitat ligjore lexohen dhe interpretohen në mënyrë sistematike.
Në nenin 3 të Kodit të ri Penal (i njejti nen është edhe në Kodin paraprak), parashihet se:ndaj kryesit zbatohet ligji që ka qenë në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale (neni 3 par 1), oseNë rast se ligji në fuqi ndryshon para shqiptimit të vendimit të formës së prerë, atëherë ndaj kryesit zbatohet ligji që është më i favorshëm ( neni 3 par 2).Vepra penale është kryer në vitin 2015. Prandaj, zbatohet ligji më i favorshëm – Kodi Penal, Nr. 04/L – 082, i cili thotë se pasojat juridike NUK parashihen kur kryesit i shqiptohet dënimi me kusht.