Vetëm 1orë e 30 minuta janë lënë në dispozicion të ndezjes së fishekzjarrëve, në natën e Vitit të Ri, përkatësisht më 31 dhjetor nga ora 23:00, deri në 00:30 të datës 1 jananr.
Këtë vendim e ka marrë kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, i cili në një postim në facebook, i cili ndër tjera ka shkruar:
Të gjithë ata që ndezin fishekzjarrë apo mjete piroteknike, gjatë kohës së festave të fundvitit, në hapësira publike, sheshe, e në zona të banuara, do të gjobiten nga inspektoriati komunal në shumën prej 100 euro.
Këtë vendim e kam marrë dje, me qëllim të ruajtjes së shëndetit të qytetarëve të komunës sonë, në mënyrë që t`i evitojmë rreziqet nga incidentet që mund të ndodhin nga përdorimi i këtyre mjeteve .
Ky vendim ka hyrë në fuqi që nga dita e djeshme dhe për zbatimin e tij do të përkujdeset Drejtoria e Inspektoriatit në Komunën e Skenderajt.
Festo por mos rreziko vetën dhe të tjerët!