Një 85 vjeçar ka vdekur në Francë, pasi thuhet se pësoi marramendje dhe u rrëzua, ku kaloi nëntë orë i shtrirë në një rrugë në qendër të Parisit.
René Robert, fotograf zviceran i njohur për fotografitë e tij të disa prej yjeve më të famshëm të flamenkos të Spanjës, vdiq javën e kaluar pasi rrëshqiti gjatë një shëtitjeje natën rreth lagjes ku jetonte.interesante
Sipas mikut të tij, gazetarit Michel Mompontet, Roberti u rrëzua në Rue de Turbigo, midis Place de la République dhe Les Halles.
“Ai pësoi një marrje mendsh dhe ra. Në pamundësi për t’u ngritur, ai qëndroi i rrënjosur në vend në të ftohtë për nëntë orë, derisa një person i pastrehë thirri shërbimet e urgjencës. Shumë vonë. Ai kishte hipotermi dhe nuk mund të kapej pas jetës. Gjatë këtyre nëntë orëve asnjë kalimtar nuk u ndal për të parë pse ky njeri ishte shtrirë në trotuar. Asnjë.” tha Mompontet në një seri postimesh në Twitter.
Mompontet, i cili gjithashtu tregoi rrethanat e vdekjes së mikut të tij në France TV Info, tha se Roberti ishte “vrarë nga indiferenca”, shkruan Theguardian.
“Nëse kjo vdekje e tmerrshme mund të shërbente për ndonjë qëllim, do të ishte ky, kur një njeri është i shtrirë në trotuarit, ne duhet ta kontrollojmë, pa marrë parasysh sa të zënë mund të jemi. Le të ndalemi për një sekondë.” shtoi tutje.
Mompontet theksoi se shumë njerëz, duke përfshirë edhe veten, shpesh shikojnë nga ana tjetër kur bëhej fjalë për njerëzit në rrugë.
Vdekja, e cila ndodhi në një zonë të Parisit ku flenë shumë njerëz të pastrehë, ka ndezur debat rreth përgjegjësisë qytetare dhe mirësjelljes themelore njerëzore.
Sipas shoqatave të të pastrehëve, 600 njerëz vdesin në rrugët e Francës çdo vit.