Paris Saint Germain dhe Barcelona tashmë janë duke negociuar për transferimin e Ousmane Dembele në “Parc des Princes” në këtë merkato dimërore. Pas raportimeve për interesimin e disa skuadrave, kryesish nga Premier League, del me prepotencë në skenë klubi francez, që do të bëjë të tijin sulmuesin para datë 1 shkurt.
Kur kanë mbetur praktikisht 24 orë nga mbyllja e merkatos, përgjegjësit për zonën sportive të klubit të kryeqytetit francez janë në bisedime me homologët e tyre te Barça për të marrë shërbimet e anësorit francez.
Manaxheri i lojtarit, Moussa Sissoko, ka ndezur dritën jeshile Mateu Alemany-t, për të kontaktuar me drejtorin sportiv të PSG’se, Leonardo, me synimin për të zhbllokuar situatën aktuale dhe transferimin e Dembelese në në skuadrën pariziene.
Sipas asaj që theksojnë në Francë, Dembélé tashmë e ka arritur marrëveshjen verbale me klubin francez. Largimi i Dembelesë do t’i hapë rrugë transferimit në “Camp Nou” të Pierre Emerick Aubameyang, tashmë jashtë planeve të Artetas tek Arsenali.