Jonida Vokshi ka folur gjatë një interviste për bashkëpunimet e fundit në seriale, konkretisht me serialin HOT të Ermal Mamaqit, ajo theksoi se u dashurua me rolin e Amandës dhe se ka nisur puna për sezonin e dytë.
A ka pasur diskutime mes njëri-tjetrit në kastin e aktorëve të HOT se kush është më i paguari apo më i miri e më e mira?

“Nuk e di se nuk di sa janë paguar tjerët, ja një pyetje me vend që t’ia bëj Ermalit në sezonin e dytë, jo vetëm në HOT, në çdo projekt që jam pjesë nuk më intereson sa merr dhe kush dhe pse po merr më shumë apo më pak, unë vlerësoj veten time, kasti ynë ishte me më të mirët”, tha Jonida në ABC News.
Ndër të tjera, ajo shtoi se i mungon ekrani dhe se e sheh veten edhe në reality show, sepse është koha e tyre, por, Jonida nënvizoi po ashtu që rikthimin në televizion e kishte në planet e ardhshme, ndërkohë që është e fokusuar në projektet filmike.

A ka pasur ajo një sherr me Elvana Gjatën, një krisje mes tyre siç aluduan portalet? Jonida tha që nuk e ka lexuar fare këtë lajm, dhe nuk është aspak e vërtetë.
“Duhemi mjaftueshëm, asgjë reale!”, tha ajo.
