Një ngjarje e hidhur ka ndodhur ditën e mbrëmshmë ku një grua në Skenderaj ka njoftuar policinë se i ka vdekur vajza e cila ka qenë në terapi të caktuar nga mjekut, raporton rajoni.org.
Burime të sigurta të portalit rajoni.org kanë bërë të ditur se viktima është nga fshati Makermal e moshës 21-vjeçe.
Sipas raportit, viktimës i është keqësuar gjendja dhe më pas ajo është dërguar për trajtim ku nga mjeku kujdestar është konfirmuar vdekja e saj.
Lajmin e ka konfirmuar edhe policia e Kosovës e cila thotë:
“Një femër kosovare ka raportuar se vajza e saj e cila ka qenë në terapi të caktuar nga mjeku, i është keqësuar gjendja. Nga ekipi mjekësor i emergjencës viktima është dërguar per trajtim, ku nga mjeku kujdestar është konfirmuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet më tej në raportin e policisë.