Policia e Kosovës e ka arrestuar një person pasi i njëjti dyshohet se ka shantazhuar dhe i ka kërkuar para një gruaje në Skenderaj, shkruan Gazeta Express.
Policia gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit ka gjetur dhe ka sekuestruar një AK-47 me 39 copë fishekë, dy pushkë ajrore, një pako diabolla, dy pistoleta me gaz, dy maska, dy palë pranga, një shufër metalike, një boks hekuri, dhe tre qelësa të prangave.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“Skenderaj 02.02.2022-16:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull Kkosovar duke e shantazhuar i ka kërkuar para. Gjatë kontrollit në shtëpinë të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar: një AK-47 me 39 copë fishekë, dy pushkë ajrore, një pako diabolla, dy pistoleta me gas, dy maska, dy palë pranga, një shufër metalike, një boks hekuri, dhe tre qelësa të prangave. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullte”, thuhet në njoftim.