Orkideja zakonisht vlerësohen për hirin dhe bukurinë e saj, por një bimë orikdeje e gjetur në Madagaskari, ndoshta nuk do të fitojë asnjë konkurs bukurie.
Lulet e saj të vogla, janë ngjyrë kafe me njolla dhe i ngjajnë një qeseje prej letre të mykur (ose ndoshta një kokë pa sy, krimbash me një gojë që hapet në një britmë të heshtur).
Nuk është çudi që specia e sapo gjetur është quajtur “orkideja më e shëmtuar në botë” nga Kopshtet Botanike Mbretërore, Kew (RBG Kew) në Mbretërinë e Bashkuar, e cila kohët e fundit e vendosi këtë lule në krye të një liste duke theksuar speciet e zbuluara në 2020, thanë përfaqësuesit në një deklaratë.
Orkideja pa gjethe, e quajtur ‘Gastrodia agnicellus’, rritet nën tokë në mbeturina gjethesh të kalbura për pjesën më të madhe të ciklit të saj të jetës dhe ushqehet nga kërpudhat.
Përveç orkides “të vogël, kafe dhe mjaft të shëmtuar”, studiuesit dhe bashkëpunëtorët me RBG Kew zbuluan më shumë se 150 bimë dhe kërpudha këtë vit, sipas deklaratës.
