Te Lazio dhe në përfaqësuesen italiane janë të shqetësuar për Ciro Immobile.
Ai kyçin e këmbës pas një përplasjeje me Pierre Kalulu. Që në fillim situate u duk shumë serioze, pasi sulmuesi duhej të transportohej nga dy anëtarë të stafit mjekësor të Lazios, pasi nuk mund ta vendoste këmbën në tokë. Immobile u rikthye në fushë pasi mori ndihmën mjekësore, por qëndroi në lojë vetëm disa minuta para se të kërkonte të zëvendësohej.
Lazio po humbiste 3-0, kështu që nuk ia mund të rrezikohej më tej shëndeti i sulmuesit. Ishte një pamje shqetësuese si për trajnerin e Lazios, Maurizio Sarri, por edhe për trajnerin e Italisë, Roberto Mancini, i cili ishte në tribunë në “San Siro” për të parë ndeshjen. Priten ekzaminime të thelluara për të kuptuar kohën që i duhet Immobiles për t’i riaftësuar.