Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Fun

    Si filloi Shën Valentini dhe si festohet në Kosovë

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    14 shkurti njihet si Dita e të Dashuruarve ku përveç dashurisë këtë ditë e bëjnë të veçantë edhe dhuratat që partnerët i shkëmbejnë me njëri tjetrin.

    Lulet, bizhuteritë e ndryshme, çokollatat, kartolinat janë disa nga dhuratat që qytetarëve të Kosovës u pëlqejnë që t’iu dhurojnë të dashurve të tyre me rastin e 14 shkurtit.

    [the_ad id="78756"]

    Dita e të Dashuruarve apo që njihet ndryshe si Shën Valentini ka marrë emrin nga një shenjtor i famshëm, por ka shumë histori sa i përket asaj se kush ishte ai. Kryesisht besohet se Shën Valentini kishte qenë prift nga Roma gjatë shekullit të tretë. Perandori Klaudius II atëkohë e kishte ndaluar martesën sepse kishte menduar se meshkujt e martuar janë ushtarë të dobët.

    Por Valentini kishte besuar se ai rregull është i padrejtë, dhe i kishte thyer rregullat duke i martuar çiftet fshehtazi.

    Kur Klaudiusi e kishte kuptuar, ai e kishte burgosur Valentinin dhe e kishte dënuar me burg të përjetshëm.

    Në burg, Valentini kishte rënë në dashuri me vajzën e rojtarit të burgut dhe kur ishte dërguar për t’u pushkatuar me 14 shkurt, i kishte dërguar asaj një letër me nënshkrimin “nga Valentini yt”!

    Si ka filluar Dita e Shën Valentinit?

    Dita e Shën Valentinit është traditë mjaft e vjetër, dhe besohet se ka origjinën nga një festival romak.

    Romakët e kishin pasur një festival të quajtur Lupercalia në mes të muajit shkurt – zyrtarisht në fillim të pranverës së tyre.

    Besohet se si pjesë e kremtimeve të ndryshme, djemtë kishin tërhequr emra të vajzave nga një kuti. Pastaj me vajzën të cilës ia kishin tërhequr emrin nga kutia ishin sjellë si çift gjatë festivalit dhe ndonjëherë edhe kishin përfunduar me martesë. Më vonë, kisha kishte vendosur ta shndërronte këtë festival në festë krishtere dhe kishte vendosur ta përdorte edhe për ta rikujtuar Shën Valentinin.

    Gradualisht, emri i Shën Valentinit kishte filluar të përdorej nga njerëzit për t’ia shprehur ndjenjat e dashurisë personit që e dashuronin. Në Kosovë Shën Valentini ka filluar që të festohet pas vitit 1999.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    31-vjeçari tenton t’i jap fund jetës, dërgohet me urgjencë në spital

    E qeshi Xhulin se Atdheu e la “live”, por Vivi ishte refuzuar poashtu në TV, pasi kishte puthur Samirin që në takimin e parë

    Vizita e Kurtit në Skënderaj/ Krerët e shikojnë tavanin mos e kanë prishur vërshimet

    “K*rvë, del pa më pytë”/ Vajza denoncon babain e saj për dhunë, thotë se s’ndihet e sigurt pranë tij

    Vendi ku jetojnë më shumë dele sesa njerëz

    Ky është njeriu më i shëndoshë në botë, peshon 298 kg dhe pi veç pije të gazuara

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.