Milan janë duke punuar për të mbyllur marrëveshjen me një sponsor të ri për klubin.
‘Rossoneri’ kanë punuar tash e disa muaj për të rritur të ardhurat e tyre nga sposnsorët, dhe thuhet se skuadra ka kontaktuar më shumë se 25 alternativa të ndryshme që nga gushti i vitit të kaluar.
Siç raportohet së fundmi, Milan është duke negociuar marrëveshjen për sponsorizim me Wefox Italia, përcjell lajmi.net. Kompania e sigurimeve online, është me qendër në Berlin, e themeluar në 2015 dhe është një nga më të njohurat në Evropë.
Negociatat mes dy palëve janë në një fazë të avancuar dhe të reja vendime pritet të bëhen javëve të ardhshme.
Rossoneri po punojnë për marrëveshje të reja edhe me Puma e Fly Emirates.
Wefox veçse janë tashmë në botën e futbollit. Ata sponsorizojnë skuadrën e Union Berlin nga Bundesliga.