Yareta ose Ilareta, janë popla të mëdha të gjelbra që ngjajnë si myshk që mbulojnë gurët. Por në të vërtetë, këto kaçube janë përshtatur mrekullisht për të duruar kushtet e lartësive të maleve të Andeve në Peru, Bolivi, Kilin verior dhe Argjentinën Perëndimore.
Era, temperaturat e akullta dhe thatësira janë një hiç përpara Azorella compacta, një “kushëri” i largët, i pangrënshëm i majdanozit dhe koprës. Kjo bimë kërkon me ngulm jetesën e saj dhe rritet ngadalë, rreth një metër në një shekull.

Për shkak të ritmit të ngadaltë të rritjes, kaçubet më të vogla mendohet të jenë rreth 3000-vjeçare.
Në varësi të dendësisë, një popël mund të mbajë peshën e një njeriu. Yareta është përdorur edhe si një karburant pasi prej saj mund të përftohet torfë. Fatmirësisht, kjo bimë e rrezikuar nga zhdukja ndodhet nën mbrojtjen e qeverive të Amerikës Jugore.