Policia e Kosovës ka konfirmuar lajmin që ka publikuar pak më parë IndeksOnline, për një aksident të rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku janë përfshirë shtatë vetura.
“Me datën 24.12.2020, rreth orës 17:00, në Autostradën Ibrahim Rugova”, rruga Suharekë-Prizren, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë shtatë (7) vetura. Njësitet relevante policore, njësitet e zjarrfikësve, si dhe ndihma e shpejt, janë në vendin e ngjarjes”, ka bërë të ditur për IndeksOnline zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani
Ai ka thënë se të gjitha veprimet policore janë duke u ndërmarrë lidhur me rastin, përderisa rruga për momentin mbetet e bllokuar për qarkullim.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kenali, ka thënë se në këtë aksident janë lënduar 5 persona.