Suksesi i radhës që kishtë promovuar një ditë më parë komuna e Skenderajt është hapja e byfëse në komunë pas katër viteve, shkruan rajoni.org.
Pa dhënë hollësi se cilat procedura janë ndjekur për hapjen e këtij lokali i cili sipas Nures do të shërbej për ç’lodhje të punëtorve të komunës pas 8 orëve punë.
Pajazit Isufi, njohës i rregullores së komunës dhe një ndër asamblesitet më të zëshëm në asamblen e kaluar ka thënë se “Për dhenjen e pronës komunale në shfrytëzim afatëshkurter apo afatēgjatë, i vetmi organe kompetente është kuvendi i komunës si organi me i lartē vendimëmarres në komune”.
Sipas Isufit, dhenja e prones komunale në shfrytezim qoftē afatēshkurter apo afatëgjatē bēhet përmës kuvendit komunalē, pasi qe kuvendi krahase vendimit per dhenje ne shfrytezim te prones se cekure ne vendim zgjedhe nje komision nga kuvendi i cili komisione pregadite procedurat e ankadi apo konkursit publike si dhe mirret me vlersimin e kritereve te cilate kritere paraprakishtë i vendos komuna për atë prone.
“Ofertat,konkursi puna e komisionit dhe propozimet qe komisini vleresues i ofron kuvendit permes kryetarit te komunes si organi me i lartē ekzekutive ne komune duhet te jene publike dhe tranparente per qyteraret e komunes. Ne te kunderte qdo formē apo procedurē tjeter eshtē arbitrare dhe e kunderligjshme per mosē te themi abuzim me pronen publike” ka thënë Isufi për portalin rajoni.org, sipas të cilit asambleja as nuk ka shpallur ankand e as nuk ka formuar Komison.
Portali rajoni.org, i ka derguar pyetje zyrës se informimit të Komunës së Skenderajt në lidhje me procedurën qe është ndjekur për hapjen e byfes, por deri tani kjo zyrë nuk ka kthyer pergjigjje./Rajoni.org/
LEXO EDHE:
Fadil Nura dje e morri padin e 13’të në karrier, kush janë personat qe e kanë paditut