Ishulli tropikal dhe i nxehtë i Borneos konsiderohej dikur një nga hapësirat më të largëta të Tokës. Një vend ku orangutangët dhe krijesa të tjera të xhunglës jetonin të pashqetësuara. Së bashku me Sumatrën, përbëjnë dy vendet e habitatit të egër të këtyre primatëve.
Por teksa shpyllëzimi përshpejton dhe speciet rrezikohen, një telash më i madh endet nën sipërfaqe. Tre vjet pas njoftimit, qeveria e Indonezisë ka vendosur të vazhdojë përpara me planin e saj për të zhvendosur kryeqytetin. Jakarta e zhytur në mbipopullim do të drejtohet në xhunglat e dendura, por drejt rrallimit, të Borneos.
Ligji tashmë është miratuar dhe puna mund të nisë që këtë vit. Kryeqyteti i ri do të quhet Nusantara, ndërsa zhvendosja do të ndodhë në vitin 2024. Por Kombet e Bashkuara paralajmërojnë se orangutangu do të zhduket për shkak të racës njerëzore brenda pak dekadash. Zona e kryeqytetit të ri është prej vitesh streha e tyre për të gjithë ata që janë jetimë, të sëmurë apo që janë shpëtuar nga xhunglat e shkatërruara për lëndë drusore e vaj palme.
1850 hektarë pyll nevojiten të ruhen për të lënë të frymojnë një nga gjallesat më të mrekullueshme të planetit. Por më se 1.5 milionë banorë mund të jenë fundi i një specieje që tashmë ndodhet në Listën e Kuqe si tejet e rrezikuar.