[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
Renditja tabelore e Superligës së Kosovës në futboll, vjen me disa ndryshime pas tri ndeshjeve të zhvilluara sot.
Ballkani me fitoren kundër Ulpianës, me rezultat 3-0, forcon kreun e tabelës me 42 pikë, një më shumë se Drita e cila sot mundi Malishevën (1-2), në udhëtim, raporton RTKLive.com.
[the_ad id="78756"]
Pozitën e tretë e mban Gjilani që 39 pikë, por që nesër luan sfidën e radhës kundër Dukagjinit.
Llapi me fitoren e sotëm kundër Feronikelit (4-2), bën edhe një hap të madh në garën për kreun e tabelës pasi që tani 36 pikë në vendin e katërt.
E ‘nxehtë’ edhe gara për mbijetesë, ku disa skuadra po ‘luftojnë’ t’i ikën më të keqes, rënies nga Superliga.
