“Po përmbushim një tjetër premtim ndaj banorëve të fshatrave Çirez, Kozhicë dhe Baks, para të cilëve jemi zotuar se do të mbyllim përfundimisht deponinë e mbeturinave në Delli”, kishte shkruar ditë me parë Kryetari i Komunës së Skënderajt, Fadil Nura dhe ishtë ndjër i lumtur që po i adresohej asambles komunale të Skenderaj për shfuqizimin e vendimit të pushtetit të Bekim Jasharit sa i përket vendosjës se kësaj deponie, shkruan rajoni.org.
Asambleja komunale këtë vendim të kryetarit sipas të gjitha gjasave pritet ta miratoj nesër, pasi PDK –ja e Nurës ka shumicën dhe nësë kjo ndodhë ajo deponi do ti përket se kaluares, pra atjë do të kthehet gjelberimi siç ka shhkruar ai.
Tutje, Nura në adresimin e tij para asamblistve ka premtuar së do të gjendete një lokacion i ri sipas standardeve të BE-se pa specifikuar lokacionin e as se a ka bërë studim për ndonjë vend ku me vendos deponin; kujtojmë që ky i fundit kishtë kritikuar Bekimin se nuk kishtë përfillur standardet.
Pa dyshim që pas marrjësë së ketij vendimi ajo deponi do të largohet nga bashkësia lokale e Kryetarit Nura dhe e njejta do të zhvendoset diku në një bashkësi lokale tjetër e cila s’ka kryetar komunae e besa as asamblist të kesaj partie në pushtet të cilët nuk kanë ndonjë fuqi.
Se cila bashkesi lokale do t’a këtë bakshish këtë deponi mbetet të shihet ditëve në vijm, veq kandidat për një deponi të tillë ka shumë; cilave në vend të supsqendrava të premtuara gjatë fushatës zgjedhor fillimisht mund të ju dergohet deponia me standarde të Fadil Nures dhe “BE-së”./Rajoni.org/