Në përballjen e Interit me Sasuolon u konfirmua edhe një herë rëndësia e Marselo Brozoviçit për skuadrën.
Për këtë motiv, drejtuesit, të vetëdijshëm se asnjë nga organika aktuale nuk mund ta zëvendësojë kroatin, janë hedhur në sulm për të gjetur një alternativë për mesfushorin.
Të shumtë janë emrat që qarkullojnë dhe po studiohen, aty ku mes tyre bie në sy Granit Xhaka. Mesfushori i Arsenalit shikohet si përforcimi i duhur edhe pse ka një kontratë që skadon në 2024-ën, por aventura e tij londineze duket se ka marrë fund.
Në listën e Marotës nga mesfushorët nëpër Europë janë edhe Florian Griliç, austriaku i Hofenhaimit, Leo Paredes, mesfushori i PSG-së dhe Zhoao Palinjan i Sportingut të Lisbonës. Monitorimet e drejtuesve nuk lënë mënjanë as kampionatin italian, aty ku interes ka ngjallur Amrabat, marokeni i Fiorentinës