Superliga e Kosovës në futboll, vjen sot me dy superndeshje në kuadër të javës së 21-të.
Kryendeshja luhet në Skenderaj, në mes rivalëve të vjetër, Drenicës dhe Prishtinës.
Ky duel është tejet i rëndësishëm për të dy skuadrat, andaj kjo sfidë pritet të prodhojë një sfidë interesante.
Aktualisht drenicasit renditen në vendin e pestë me 27 pikë, tri më shumë se Prishtina që pozicionet e gjashta, shkruan RTKLive.com.
Duel interesant parashikohet të jetë edhe përballja në Gjilan, ku skuadra më të njëjtin emër ballafaqohet me Dukagjinin e Klinës.
Skuadra e Ismet Munishit synon pikët e plota në këtë përballje në mënyrë që të kap kreun e tabelës, derisa edhe klinasit do të provojnë më të gjitha forcat që të marrin një rezultat pozitiv nga ky udhëtim në garën për t’i ikur zonës së rrezikshme.
Superliga / Xhiroja e 21-të
Sot takohen:
Drenica-Prishtina
Gjilani-Dukagjini
Ndeshjet fillojnë në orën 13:00.