Asamblisti i Kuvendit Komunal të Komunës së Skenderajt nga rradhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Hysni Mehani me anë të një fotografie të postuar në rrjetin social “facebook” ka thënë se respektimi i shtetit dhe protokollit të shtetit nuk është çështje dëshirës e as inateve politike. Ta respektosh shtetin dhe institucionet e tij është obligimi kushtetues, ligjor e patriotik, shkruan rajoni.org.
Por sipas tij e njejta gjë nuk po ndodh në institucionin e Komunës se Skenderajt.
“Kryetarit të komunës dhe nënkryetarit mund të mos u pëlqejë Presidentja e Kosovës, por ajo sot e përfaqëson shtetin e Kosovës. Respektimi i shtetit dhe protokollit të shtetit nuk është çështje dëshirës e as inateve politike. Ta respektosh shtetin dhe institucionet e tij është obligimi kushtetues, ligjor e patriotik Në gjithë institucionin e komunës, nuk më ka rastisur të shoh ndonjë zyre që është duke i respektuar institucionet e shtetit! Kjo duhet të ndryshohet një orë e më parë”, ka shkruar ndër të tjera Mehani në facebook.
Postimi i plotë: