Troy Kotsur ka bërë histori. Kotsur, ylli i CODA, është bërë aktori i parë i shurdhër që është nominuar dhe ka fituar një çmim në SAG Awards. Ai e pranoi çmimin me një fjalim emocional. “Unë kam qenë anëtar i SAG që nga viti 2001, kështu që tani ndihem sikur më në fund jam pjesë e familjes,” tha ai.
Aktori falenderoi kastin, regjisorin dhe producentët e filmit dhe përmendi posaçërisht Apple TV+ për mundësitë që ka ofruar për shikuesit që kanë probleme me dëgjimin. Ai falenderoi gjithashtu transmetuesin për besimin që ka pasur te aktorët e shurdhër.

Kotsur dhe filmi janë nominuar gjithashtu për aktorin dytësor dhe filmin më të mirë në Oscar. Kotsur falënderoi gjithashtu gruan e tij Deanne Bray, duke thënë: “Ajo është ende këtu me mua sot. Ajo ka qenë me mua gjatë gjithë këtyre viteve. Faleminderit shumë që jeni shtylla ime dhe faleminderit që më mbështetni. Të dua.”