[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
Disa gazetarë thonë se janë larguar nga media ruse RT pas pushtimit të Ukrainës nga Moska.
Sipas mediave të huaja, janë postimet në Twitter, përmes së cilave ata njoftonin dorëheqjet e tyre duke cituar “ngjarjet e fundit”.
[the_ad id="78756"]
Një lajm i tillë vjen në ditën kur delegacioni ukrainas ka mbërritur në zonën në kufirin ukrainas-bjellorusi për bisedime me Rusinë.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky nuk është pjesë e delegacionit.
Ndryshe, Bjellorusia ka thënë më herët se ka përgatitur një vend për të pritur delegacionet ukrainase dhe ruse, pasi agresioni i Moskës ndaj fqinjit të saj perëndimor hyn në ditën e pestë.