Edhe presidenti i La Ligas Javier Tebas, njëjtë sikur ai i UEFA-së Aleksandër Ceferin ka goditur fuqishëm zërin kundër krijimit të Superligës Evropiane që duket se do të propozohet sërish nga dy gjigantët spanjollë Real Madridit dhe Barcelona si dhe ai italian Juventusi.
Një ide e tillë pritet të propozohet sërish sot nga presidenti i Juventusit Andrea Agnellli por që ka hasur në kundërshtime te fuqishme, ashtu siç kishte ndodhur edhe vitin e kaluar.
“Klubet e Superligës gënjejnë më shumë se Putini”, deklaroi Javier Tebas kundër Juventusit, Real Madridit dhe Barcelonës gjatë fjalimit të tij në “FT Business of Football Summit” në Londër.
“Ne në ligat kombëtare duhet të jemi idiotë, pasi jemi të gjithë kundër SuperLigës, ndihem i poshtëruar me idenë e ripërtëritjes së këtij projekti. Nëse Agnelli nuk e shpjegon sot projektin e ri, do të thotë se do të gënjejë”, tha në fund Tebas më zë gjithnjë e më të lartë.