Një foto e postuar nga këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj me vajzën e saj Ajkën ka ngritur dyshime te ndjekësit se ajo mund të jetë shtatzënë.
Por, artistja ka vendosur tu japë fund gjithë aludimeve dhe ka sqaruar si qëndron e vërteta, këngëtarja është kontaktuar nga “Prive” në lidhje me tashethemet që qarkulluan në rrjet se ajo është në pritje të fëmijës së dytë.
Ajo u shpreh se lajmi nuk është i vërtetë, megjithatë ajo dhe aktori i humorit Bes Kallaku kanë plane për një fëmijë tjetër.
“Nuk është e vërtetë, një vëlla ose nëj motër është në plane, por ky nuk qenka moment”, tha ajo.

Prej disa ditësh, Xhensila ndodhet me pushime në SHBA me bashkëshortin e saj, aktorin Bes Kallaku, dhe vajzën e tyre Ajkën.
Ata duket se po kënaqen pafund, madje kanë përfituar edhe nga rrezet e diellit për të shijuar edhe detin.
