Emocionet e Ligës së Kampionëve, do të vazhdojë sonte me dy ndeshje dramatike.
Kryesfida luhet në Madrid, ku Real Madridi përballet me PSG-n. Kjo ndeshje konsiderohet sfida kryesor e këtij rrethi, sepse ballafaqohen dy skuadrat që synojnë finalen e madhe të kësaj gare magjike.
Ndeshja e parë mes madrilenëve dhe parisienëve është mbyllur me fitoren e skuadrës franceze prej 1-0, megjithatë, ‘Los Blancos’ sonte synojnë ta shkrijnë avantazhin minimal te PSG-së, skuadër në të cilën militon treshja e frikshme Messi, Neymar dhe Mbappe, transmeton RTKLive.com.
Ndërkaq, në duelin tjetër të natës së sontme takohen Manchester City dhe Sporting.
Skuadra e Pep Guardiolës thuaj se e ka siguruar kalimin në rrethin tjetër të garave, falë fitores se madh në ndeshjen e parë prej 5-0.
Sonte takohen:
Manchester City-Sporting
Real Madrid-PSG
Të dy ndeshjet nisin në orën 21:00. /F.B/