Real Madrid-PSG, është sfida kryesore e natës së sontme në Ligën e Kampionëve.
“Los Blancos” dhe parisienët do të ndeshen në ‘Bernabeu’ në një sfidë që parashikohet të sjellë një ndeshje dramatike pasi që të dy skuadrat synojnë t’i shkojnë deri në fund kësaj gare elitare, transmeton RTKLive.com.
Dueli i parë mes këtyre dy skuadrave më nam në Evropë, i zhvilluar në Paris ishte mbyllur me fitoren e PSG-së prej 1-0.
Megjithatë, ky rezultat nuk i garanton skuadrës franceze kalimin në rundin tjetër, pasi që skuadra ‘merenguese’ do të provojë më të gjitha forcat që ta përmbys rezultatin e lojës së parë.
Formacionet e mundshme:
Real Madrid (4-3-3): Courtois; Carvajal, Militao, Alaba, Marcelo; Camavinga, Valverde, Modric; Asensio, Benzema, Vinicius Jr
Paris Saint-Germain (4-3-3): Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Kimpembe, Mendes; Pereira, Gueye, Verratti; Di Maria, Messi, Neymar
Ndeshja Real-PSG nis në orën 21:00.