Janë mbyllur dy ndeshjet e fundit të javës së 24-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Derbi më i madh në vendin tonë, mes Dritës dhe Gjilanit, është mbyllur baras 1-1, sfidë kjo e zhvilluar në Gjilan.
Dueli mes dy rivalëve të përbetuar gjilanas, ka prodhuar një sfidë interesante në një atmosferë të zjarrtë.
Shend Kelmendi (20’), zhbllokoj ndeshjen duke kaluar Gjilanin në avantazh prej 0-1, rezultat më të cilin u mbyll fraksioni i parë i derbit më të madh në vend.
Në fraksionin e dytë, skuadra bardhekaltër ia doli që përmes Ilir Blakqori (53’), të barazoj rezultatin në 1-1. Ky ishte edhe epilogu përfundimtar i këtij derbi, edhe pse bazuar në rastet e krijuara, ndeshja ka mundur të mbyllet më një tjetër rezultat.
Edhe dueli tjetër i ditës së sotme mes Llapit dhe Drenicës, është mbyllur baras, por me rezultat 3-3.
Bianor Neto (3’), kaloj llapjanët në avantazh prej 1-0, derisa drenicasit barazuan shifrat në 1-1 falë autogolit të Peposhi.
Skuadra mike mirë e nisi pjesën e dytë pasi që Kreshnik Ukës (58’), kaluan në avantazh prej 1-2. Mirëpo, dhjetë minuta më vonë ishte Ilir Krasniqi që barazoi shifrat në 2-2.
Drenicasit kaluan sërish në avantazh dhe sërish përmes Kreshnik Ukës, derisa një pikë skuadrës së Tahir Batatinës ia siguroi Firmino.