arrë pjesë në këto zgjedhje, ndërsa ka thënë se do të garojë me një iniciativë të sajën. Kësaj iniciative të enjten i janë bashkuar gjashtë asamblistë të LDK-së në Ferizaj. Ndoshta në mungesë të një zyre partiake, Osmani i ka pritur ata në zyrën e saj në Presidencë, shkruan Gazeta Express.
Hysnije Mustafa-Shamolli, Balton Dërguti, Ekrem Mustafa, Hesat Shatrolli, Burim Karameta e Ridvan Nebihu janë asamblistët që kanë shkuar dje në zyrën e Osmanit në Presidencë, për çështje krejtësisht partiake.
“Aty ku është konsistenca, mbajtja e fjalës dhe interesi i Kosovës jemi edhe ne. Me presidenten Vjosa Osmani. Me Kosovën!”, ka shkruar asamblistja Hysnije Mustafa-Shamolli.
Osmani ka të drejtë të foromojë parti dhe të merret me çështje partiake, por vetëm në saje të asaj se është ushtruese e detyrës së presidentit. Megjithatë, Zyra e Presidentit si institucion nuk mund ta ushtrojë funksionin e hapësirës së mbajtjes së aktiviteteve partiake.
