[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
Këngëtarja e njohur, Fifi po kalon një periudhë shumë të bukur në jetën e saj. Ajo po shijon lidhjen e dashurisë me biznesmenin, Adis Patushi.
Çifti shfaqen në çdo vend së bashku dhe nuk ngurojnë të publikojnë foto të ndryshme në rrjetet sociale. Ata madje nuk i kanë kursyer dedikimet për njëri-tjetrin, siç ka ndodhur pak orë më parë.
[the_ad id="78756"]
E veshur me një kostum me ngjyrë të zezë të kombinuar me kapele dhe çizme të gjata ngjyrë rozë, Fifi ka postuar në Instagram një foto, mbrapa së cilës rastësisht shfaqet Adisi.
“Dashuri rozë, ty të kam krahë të zemrës”, ka shkruar këngëtarja.
Kujtojmë që Fifi së fundmi tha se me Adisin u takua vetëm pak ditë pasi ajo u largua nga shtëpia e “Big Brother VIP”.