[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
Kërkesat për mesfushorin e Barcelonës, Philipe Coutinho, sa vijnë e shtohen nga klubet e Premier Ligës.
Siç bën me dije gazeta katalanase “Sport”, Arsenali po mendon seriozisht të afrojë në skuadër ish-lojtarin e Liverpulit. Për momentin, braziliani është huazuar nga Barcelona tek Aston Vila në Premier.
[the_ad id="78756"]
Klubi nga Birmingemi kërkon të blejë kartonin e lojtarit në verë, por ka hasur dhe konkurrencën e Arsenalit, që gjithashtu është i interesuar për Coutinhon.
Madje, klubi londinez i ka dërguar një kërkesë Barcelonës, në lidhje me shumën që katalanasit kërkojnë për të lënë të lirë brazilianin.
Sipas gazetës “Sport”, Barcelona ka bërë me dije se mund ta lërë të lirë lojtarin vetëm nëse ndonjë klub i ofron të paktën 40 milionë euro.