Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Sport

    Avokati i Vokrrit paditë FFK-në: Presim pezullimin e vendimit për Kuvendin

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    ërfaqësuesi ligjor i Gramoz Vokrrit, Arbër Krasniqi ka dorëzuar padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër Federatës së Futbollit të Kosovës për ndalimin e kandidimit të Gramoz Vokrrit për kryetar të Federatës së Futbollit të Kosovës si dhe pezullimin e vendimit për mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor të kësaj federate.

    Ai ka thënë se më këtë rast është deponuar një padi dhe një kërkesë që kanë të bëjnë me çështjet e lartë-përmendura.“Po ne kemi bërë një padi dhe një kërkesë për propozim për lejimin e masës së përkohshëm ndalim të ekzekutimit të vendimit apo mbajtjes së zgjedhjeve për kryetar të FFK-së. Padia është dorëzuar sot dhe sipas ligjit për konfliktet administrative gjykata ka për detyre që këtë masë ta vendosë brenda afatit tre ditorë.”, bëri të ditur Krasniqi.

    [the_ad id="78756"]

    Ai pas dorëzimit të padisë ka bërë të ditur se FFK më këto dy vendime ka bërë shkelje të të gjitha afateve ligjore në të gjithë procedurën e marrjes së këtyre dy vendimeve.

    “Kemi bërë dy padi, njëra padi është për anulimin e vendimit në lidhje me kandidimin e z.Vokrri dhe tjetra është për propozimin e masës së përkohshme në lidhje me komplet procedurën që është udhëhequr deri më tani pasi që janë shkelur të gjitha afatet ligjore…Në bazë të analizës së lëndës dhe të gjitha rregullave, ligjeve primare dhe sekondare dhe udhëzimeve administrative të cilat janë në fuqi janë shkelur të gjitha afatet ligjore.

    Nuk janë njoftuar organet kompetente me të drejtë e ne veçanti të njëjti i është mohuar e drejta e ankesës në bazë të 127 të ligjit për procedurën e përgjithshme administrative. Pra në momentin kur një kandidati i refuzohet e drejta e kandidimit, i njëjti ka afat 30 ditorë për të bërë ankesën dhe në këtë rast nuk është realizuar kjo e drejtë, do të thotë i është pamundësuar kjo e drejtë. Më datën 24 e ka pranuar vendimin për ndalim që nuk mund të kandidojë ndërsa më datën 6 prill është paraparë të mbahet kuvendin për zgjedhjen e kryetarit”, tha në fund Krasniqi.

    Kuvendi Zgjedhor i Federatës së Futbollit të Kosovës është caktuar të mbahet më datën 6 prill 2022.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    E konfirmuar: Drenica bëhet me trajner të ri

    Afrim Jashari nuk e pranon ofertën e Drenicës

    Pas disfatës ndaj SC Gjilanit, KF Drenica ndan rrugët me trajnerin Shotani

    Andi Veliqi ka kaluar ne klubin e futbollit Prishtina

    Largohet nga KF Drenica njëri nga drejtuesit kryesor

    Shifër rekorde: Për kaq para e shet Ballkani yllin Ermal Krasniqi

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.