Mbi një kodër paqësore e piktoreske në rivierën italiane ndodhet një fshat i vogël me një ëndërr të madhe: të bëhet një shtet i pavarur.-
Principata e Seborgës e ka tashmë flamurin, Himnin Kombëtar, pasaportat, vulat, monedhën dhe sigurisht, edhe monarkun e vet.
Dhe shpreson që një ditë të fitojë njohjen ligjore, të cilën e kërkon që prej viteve 1960. Për momentin, Seborga është thjesht një fshat në veri të provincës italiane Imperia, pranë Francës, me vetëm 300 banorë, në një sipërfaqe prej gati 13 kilometrash katrorë. Rruga që të çon në qendër të fshatit ka një kufi jozyrtar, ku qëndron flamuri dhe zakonisht edhe një i vetëshpallur roje kufitare.
E pozicionuar mbi kodër, nga Seborga sheh pamje spektakolare të rivierës, si dhe Principatës së Monakos, ndoshta mikroshteti më i famshëm në botë dhe frymëzimi i Seborgës për pavarësi. Aty, monarkia nuk është e trashëgueshme, zgjedhjet mbahen çdo 7 vite dhe Princesha Nina është gruaja e parë që mban këtë post.