[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
Ndeshja mes Gjilanit dhe Ballkanit sot në kuadër të Javës së 27-të të Superligës së Kosovës në futboll pritet ta sqarojë dukshëm garën për titull.
“Skifterat” janë pa fitore në tri ndeshjet e fundit dhe do të mundohen te rikthehen te rezultatet pozitive ndaj skuadrës së Ballkanit.
[the_ad id="78756"]
Në anën tjetër, suharekasit që ta sigurojnë vendin e parë do të synojnë fitoren ndaj Gjilanit.
Në tabelë Ballkani kryeson me 54 pikë, ndërsa Gjilani gjendet në pozitën e tretë me 49 aq sa ka edhe Drita, që gjendet në vendin e dytë.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin e Gjilanit me fillim nga ora 13:30.