Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, raportoi para Komisionit parlamentar për Legjislacion, ku u miratua projektligji për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Shqipërisë për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet civile dhe tregtare.
Ajo tha se kjo marrëveshje lehtëson bashkëpunimin mes dy vendeve në sferën e fushës juridike. Kjo marrëveshje përfshin marrëdhëniet e punës, ato familjare, të pronës dhe garantimin e mbrojtjes të të drejtave të njeriut, si dhe qasje të lirë pranë gjykatave.
Gjatë raportimit në Komisionin për Legjislacion Haxhiu ka folur edhe për çështjen e pushimit vjetor për të burgosurit.
Ajo ka bërë të ditur se u janë dyfishuar ditët e pushimit vjetor të gjithë personave të burgosur në Kosovë.
Sipas Haxhiut të burgosurit nga tash e tutje do t’i kenë 14 ditë të rregullta pushim vjetor dhe 7 të tjera të jashtëzakonshme ku përfshihen rastet e vdekjes dhe situata të tilla.