[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
FIFA ka reaguar menjëherë pas një lajmi të publikuar në mediat italiane në lidhje me rritjen e kohëzgjatjeve të ndeshjeve.
Në lajmin e publikuar dhe që u bë viral thuhej se ndeshjet në “Katar 2022” do të zgjatin 100 minuta, nëse IFAB do ta miratonte propozimin.
[the_ad id="78756"]
Shkak për zgjatjen e ndeshjes thuhej se është ulja e kohës efektive në ndeshjet e futbollit, për shkak të vonesave të shumta.
Gjithsesi FIFA ka reaguar dhe thekson se nuk do të ketë ndryshim të rregullave sa i takon kohëzgjatjes së ndeshjeve për “Katar 2022” apo në kompeticione të tjera.