Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Lajme

    Qëndrimet e pushtetit dhe opozitës për zgjedhjen e presidentit nga ana e popullit

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Kosova aktualisht është Republikë Parlamentare, ku vendimet më të mëdha merren në Kuvend dhe Qeveri, përfshirë edhe zgjedhja e presidentit.

    11 vjet pas hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Kosovës, po kërkohen ndryshimet e saj, duke përfshirë edhe vetë mënyrën e zgjedhjes së presidentit të vendit. Për këtë çështje kanë qëndrime të ndryshme deputetët e pozitës dhe opozitës.

    [the_ad id="78756"]

    Deputetja e VV-së, Mimoza Kusari-Lila në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se zgjedhja e presidentit apo presidentes është pjesë e reformës zgjedhore.

    Për këtë cështje ajo tha se do të punohet në grupin punues për reformë në kuadër të Kuvendit dhe se gjatë kësaj legjislature do të përmbyllet ky proces.

    “Sa i përket zgjedhjes së presidentit apo presidentes kjo është pjesë e reformës zgjedhore. Ne si Kuvend i Kosovës bashkë me kryetarin e Kuvendit dhe udhëheqësit e partive politike në Kuvend jemi të përkushtuar që sa më parë të fillojmë me grupin ad-hoc në kuadër të Kuvendit. Të fillojë përgatitjen e agjendës për reformën zgjedhore dhe në kuadër të saj do të trajtohet zgjedhja e presidentit apo presidentes. Është bërë kohë e gjatë që diskutohet reforma zgjedhore pa ndonjë rezultat sepse kjo legjislaturë e ka mundësinë e artë që të përmbyllim me sukses reformën zgjedhore”, tha Kusari-Lila.

    Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu tha se ndryshimet kushtetuese në Kosovë duhet të përshtaten me ndryshimet kushtetuese të Shqipërisë “që të jetë një konfederatë shqiptare, senat shqiptar dhe një president mbarë shqiptar”.

    “Unë mendoj që sa i përket ndryshimeve kushtetuese dhe ndryshimit të Ligjit për zgjedhje na duhet një konsensus i përgjithshëm. Unë mendoj që ndryshimet kushtetuese të Kosovës duhet të përshtaten me ndryshimet kushtetuese të Shqipërisë që ta kemi një konfederatë shqiptare që ta kemi një senat shqiptar dhe një president të mbarë shqiptar. Këto janë idealet e mia dhe mendoj se janë të mundshme të realizohen. Po ka pasur president që janë zgjedhur nga Kuvendi që nuk kanë qenë anëtar të partive politike”, tha ai

    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri shtoi se ndryshimet kushtetuese janë temë e gjerë politike dhe duhet konsensus.

    Sipas Tahirit, është shumë e nevojshme që populli të deklarohet me votë për presidentin, raporton EO.

    “Ndryshimet kushtetuese janë temë shumë e gjerë politike dhe kërkon konsensus politik. Në kontekstin e Kosovës të gjitha ndryshimet kushtetuese që bëhen duhet të jenë shumë të kujdesshme”.

    “Mirëpo ajo që mund të them më përgjegjësi shumë të plotë është shumë e nevojshme që populli të deklarohet me votë për presidentin”.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.