Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Lajme

    Kosovarit i dalin telashe me qurat dhe quranin që bleu, dënohet me katër muaj burgim me kusht

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    I akuzuari B.M., është dënuar me katër muaj burgim me kusht pasi në shkurt të 2016-ës,  kishte blerë tri qura dhe një quran, të cilat paraprakisht ishin vjedhur.

    Sipas aktgjykimit të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, dënimi ndaj të akuzuarit nuk do të ekzekutohet nëse ai në periudhën verifikuese prej një viti nuk kryen vepër tjetër penale.

    [the_ad id="78756"]

    Ky aktgjykim është shpallur më 20 tetor të vitit të kaluar, nga gjykatësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Edita Çanta, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Ndërkaq, i dëmtuari A.K. për realizimin e kërkesës pasurore-juridike është udhëzuar në kontest civil.

    Në arsyetimin e aktgjykimit thuhet se prokuroria të akuzuarin B.M. e ka akuzuar për vjedhje, ndërsa nga provat përkatëse gjykata ka vërtetuar se me veprimet e të akuzuarit manifestohen të gjitha elementet objektive dhe subjektive të veprës penale “Blerja, pranimi, fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 8 maj 2017, kishte ngritur aktakuzë ndaj B.M., me arsyetimin se në shkurt të 2016-ës, ai nga një person i panjohur ka blerë tri qura dhe një quran në shumë prej 70 – 80 euro, edhe pse e ka ditur se vlera e qurave dhe quranit ka qenë më e lartë, të cilat janë përfituar paraprakisht me kryerjen e veprës penale.

    Me këtë B.M., ka kryer veprën penale “Blerja, pranimi, fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”, nga neni 345 paragrafi 1 të Kodit Penal, vepër kjo e  dënueshme prej tre muaj deri në tre vjet burgim.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.