Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka vizituar një mërgimtar i cili ka ardhur në fshatin Abëri e Epërme në Drenas, për të punuar arën e tij në vendlindje.
Deliu-Kodra, në një postim në Facebook tha se Bajram Mulliqi nga Abëria e Epërme e Drenasit nuk pajtohet që tokat bujqësore të mbeten djerrina.
Ajo tha se ai ka ardhur nga Gjermania për ta punuar arën e tij në vendlindje, pavarësisht vështirësisë që i krijon distanca.
Sipas saj, mbjellja e sipërfaqeve bujqësore, sidomos në këtë kohë krize të sigurimit dhe përballimit të produkteve esenciale, është më se e nevojshme.
“Prandaj, Qeveria duhet të jetë më dashamirëse ndaj fermerëve dhe t’i stimulojë ata nëpërmjet subvencioneve qeveritare”.
“Z. Mulliqi i uroj mbarësi dhe e falenderoj që me vullnetin e tij shërben si shembull i përkushtimit”, shkroi ajo.