Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Featured

    Pritet arrestimi i dy komandantëve të njohur të Drenicës nga Specialja

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë (ZPS) prite që shumë shpejt të arrestoj dy komandantë të njohur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) bëjnë të ditur burime të gazetës online Paparaci.

    Sipas burimeve të mirinformuara të Paparacit ata dyshohet se kanë kryer krime në rajonin e Drenicës, konkretisht në fshatin Likovc dhe në zonat tjera të operativës së Drenicës.

    [the_ad id="78756"]

    Ata janë emra të njohur për redaksinë e Paparacit, për çka Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë (ZPS) i ka hetuar prej themelimit e deri tash.

    Paparaci, ka komunikuar me këta dy persona por asnjëri prej tyre, nuk ka dashur të flasë.

    Shtatë ish-udhëheqës politikë e ushtarakë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) po mbahen në paraburgim në Hagë.

    Ata akuzohen për një sërë veprash, nga ato për frikësim të dëshmitarëve që rëndojnë mbi ish-krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës e deri te vrasjet dhe trajtimi mizor i njerëzve, për të cilat akuzohen ish-krerët e UÇK-së si Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi e Salih Mustafa.

    Gjykata Speciale heton krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera ndaj pakicave etnike dhe kundërshtarëve politik të cilat përmenden edhe në raportin e Këshillit të Evropës të vitit 2011, autor i të cilit ishte një senator zviceran, Dick Marty.

    Gjykata Speciale u themelua me vendimin e parlamentit të Kosovës në gusht të vitit 2015.

    Gjykata financohet nga Bashkimi Evropian, punon dhe vepron në bazë të ligjeve të Kosovës, ndërsa vendosja e saj në Hagë është bërë, sipas qeverisë së Holandës, për faktin se “dëshmitarët mund të ndjehen të kërcënuar nëse proceset gjyqësore do të zhvilloheshin në Kosovë”. /Paparaci/

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.