Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Featured

    Pse Presidentja s’e dekreton Isufajn si Kryeprokuror të Shtetit?

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Nga e premtja, Kosova ka një ushtrues detyre të Kryeprokurorit të Shtetit. Kryeprokurori i deritanishëm i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ia dorëzoi detyrën u.d. Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi. Sidoqoftë, komisioni intervistues i Këshilli Prokurorial i Kosovës ka zgjedhur një kandidat tjetër për këtë detyrë. Ai është prokurori Blerim Isufaj, i cili mori më së shumti vota nga katër kandidatët e tjerë.

    Por, që ai  të emërohet në këtë detyrë, duhet dekretimi nga ana e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

    [the_ad id="78756"]

    RTK ka pyetur në presidencën e Kosovës, nëse presidentja e Republikës, ka vendosur ta dekretojë prokurorin Blerim Isufaj si Kryeprokuror të Shtetit apo do ta anulojë tërë procesin.

    “Presidentja është deklaruar disa herë për këtë çështje dhe nuk ka ndonjë ndryshim sa i përket kësaj teme”, thanë për RTK, zyrtarët për media në Presidencë.

    Ndërkohë, ditë më parë, presidentja Osmani, në lidhje me këtë çështje, deklaroi se ajo nuk mund ta bëjë dekretimin e kandidatit të përzgjedhur për Kryeprokuror të Shtetit, siç tha ajo, “vetëm shkel e shko”.

    “Prandaj, si presidente e vendit, dhe në përputhje me kompetencat kushtetuese të cilat janë të qarta, këtë propozim jam duke e shqyrtuar”, ka deklaruar Osmani.

    Ajo tha se ka edhe dokumentacion shtesë të cilin do ta shikojë sa i përket këtij propozimi, por në të njëjtën kohë, ashtu siç ka paralajmëruar do t’i dëgjojë të gjitha palët, përfshirë shoqërinë civile.

    “Shoqëria civile  ka qenë e angazhuar në monitorimin e këtij procesi dhe partnerët e tjerë, përfshirë partnerët ndërkombëtarë të cilët tashmë siç e dini kanë shprehur qartë vërejtjet e tyre sa i përket procesit”, është shprehur presidentja e republikës.

    Sa i përket partnerëve ndërkombëtarë, janë  ambasadorët amerikanë e britanikë në Kosovë, që kanë kundërshtuar këtë proces. E sa i përket organizatave joqeveritare, tri prej tyre që kanë monitoruar procesin,  kanë shprehur ankesat sa i përket zgjedhjes së Blerim Isufajt si më i poentuari nga ana e komisionit intervistues të KPK-së.

    Prandaj, ato kanë vendosur që në një raport, t’i përmbledhin të gjitha pretendimet e tyre për parregullsi.

    Instituti i Kosovës për Drejtësi, Grupi për Studime Juridike dhe Politike dhe Lëvizja FOL, më 24 mars publikuan raportin në të cilin ishte rekomanduar anulimi i procesit të përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit. Madje, ato rekomandojnë shpalljen e një konkursi  të ri.

    OJQ-të  rekomanduan që të anulohet komplet procesi i përzgjedhjes dhe emërimit të kryeprokurorit të shtetit, për shkak të shkeljeve procedurale dhe defekteve të evidentuara nga koalicioni në procesin e monitorimit dhe vlerësimit të këtij procesi.

    Në këtë raport po ashtu janë dhënë rekomandime se si të dilet nga ngecja e zgjedhjes së kryeprokurorit të shtetit.

    “Komision Vlerësues të publikoj vlerësimin me arsyetim mbi poentimin për secilin kandidat, pastaj KPK të plotësojë dhe ndryshojë Rregullorën për Procesin e Përzgjedhjes dhe Emërimit të Kryeprokurorit të Shtetit dhe Kryeprokurorëve, me theks të veçantë formularin e koncept dokumentit”, deklaruan OJQ-të në raport.

    Ato kërkojnë të shpallet konkursi i ri duke vazhduar me praktikën e njëjtë të transparencës për sa i përket publikimit të koncept dokumenteve dhe procesit të intervistimit, pastaj që pyetjet në koncept dokument të orientohen më shumë rreth pozitës së Kryeprokurorit dhe formulohen në atë mënyrë që vlerësojnë shkathtësitë dhe aftësitë se sa njohuritë e përgjithshme.

    “Intervista të jetë e strukturuar dhe ky nivel të ruhet gjatë gjithë procesit dhe me të gjithë kandidatët”, si dhe disa rekomandime të tjera.

    Ato kanë vënë në pah edhe disa shkelje që sipas tyre kanë ndodhur gjatë procesit të intervistimit të kandidatëve. OJQ-të kanë evidentuare dhe disa pika të tjera si mënyra e intervistimit etj, që sipas tyre nuk kanë qenë të barabarta për të gjithë kandidatët.

    Kryeprokurori i deritanishëm i Shtetit, Aleksandër Lumezi, të premten ia dorëzoi detyrën u.d. Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi. Ai do ta ushtrojë këtë detyrë deri në një vendim përfundimtar të presidentes Vjosa Osmani.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.