Banorët e fshatit Llaushë kanë filluar organizimin për mbledhjen e mjeteve financiare për ndërtimin e xhamisë së re në këtë fshat, shkruan rajoni.org.
Lajmin për këtë iniciativë e ka dhënë faqja “Fshati Llaushë” nëpërmjetë rrjetit social facebook.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar banorë të Fshatit Llaushë,
Më shumë kënaqësi ju njoftojmë së pas shumë konsultave në mes banorëve tanë kemi vendosur që bashkarishtë të fillojmë ndërtimin e objektit të ri të Xhamisë së fshatit tonë, pasi që objekti aktual është stërvjetruar.
Këtë projekt po e fillojmë pikërishtë në këtë muaj të madhërishëm të Ramazanit, duke uruar të na shkojnë punimet mbarë dhe që ti përfundojmë ato në një kohë sa më të shkurtër.
Mënyra e financimit të këtij projekti është paraparë të bëhet ne participim nga disa bashkëfshatarë dhe ndonjë person tjetër vullnet mirë, ku njëkohësishtë ftoje të gjithë ata që kanë mundësi sa do pak të kontribuojnë në realizim të këtij projekti, në të mirë të komunitetit të Fshatit Llaushe.
Objekti aktual i Xhamisë nuk do rrënohet por do ruhet si vlerë kombëtare, fetare e historike e fshatit tonë dhe do shfrytëzohet për mbajtjen e të pameve të fshatit Llaushe.
Numrat kontaktues:
Hoxhë Berat Shatri – 049464505 dhe ne viber +38344464505
Arbër Geci – 045305530.
