Të shkruash për të madhin Vehbi Halitin është nder dhe krenari, kurse të jesh mik dhe shok i ngushtë është privilegj dhe bekim nga perëndia! Të gjithë ne mërgimtarët këtu në Austri jemi me shumë fat që në mesin tonë e kemi këtë njeri shumë dimensional dhe e paçim sa të jetë-jeta!
Shkruan: Remzi Feka
Me mikun tim të çmuar u njohëm qysh në bankat e shkollës e ku ishte një djalë me ambicie të mëdha, një nxënës shembullor, një shok i dashur, i afërt, i mençur, i sinqertë, i thjeshtë dhe përzemërt!
Vehbi Haliti u lind në vitin 1966 në Vushtrri të Kosovës, shkollën fillore dhe ate të mesme e përfundojë në vendlindje dhe ate me sukses shembullor dhe ishte shumë nxënës i dalluar! Qysh në fëmijëri posedonte një talent të rrallë dhe të pashoq që mirrej me aktivitete të ndryshme: orë letrare, tubime, organizime sportive, manifestime edhe pse në atë kohë ishin të ndaluara dhe të censuruara nga ana e armikut! Vehbiu përpos që ishte aktivist denjë, puntor i palodhëshm ishte atdhetar i devotshëm dhe një djalë i guximshëm, ku në ç’do aktivitet kundër pushtuesit serb ishte në vend të parë!
Dashuria e madhe për Kosovën, dashuria për njerëzit e saj e shtyjnë të regjistrojë fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës ku në një kohë rekorde përfundojë 6 semestra! Vehbiu nuk ishte i vetmi që në atë kohë ishte në shënjestër të policisë serbe dhe fatkeqësisht dorës së zgjatur të tyre dhe u detyrua që përkohësisht të largohet nga studimet që i deshti aqë shumë, nga familja dhe nga Kosova e dashur e të marrë rrugën e mërgimit!
Vehbi Haliti erdhi këtu në Austri, ku unë isha më parë në këtë vend demokratik që i njeh dhe i përfill të drejtat e njeriut! Ishte ai Vehbiu i shkollës së mesme, ai Vehbiu që e njoha më parë, me vullnet të madhë, me elan të pashoq, energji pozitive, me ide dhe detyra të ndryshme për bashkimin organizimin e diasporës shqiptare në Austri!