Në mëngjesin e 28 prillit, gazetat dhe tabloidet serbe që kontrollohen nga pushteti i Vuçiqit papritmas ndërruan anë dhe e portretuan negativisht Vladimir Putinin, mikun e afërt të Vuçiqit, shkruan Gazeta Express.
Gazetari i BBC-së, Francis Scarr thotë seraportimet kundër Putinit në faqet e para të gazetave serbe ka të bëjë me përgatitjen e terrenit për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë nga ana e Serbisë.
“Si duket ato po e përgatitin terrenin për sanksione ndaj Rusisë sipas një kolegu nga Serbia”, ka shkruar Scarr
Sot tabloidet serbe por edhe mediat më “serioze” që i ka në dorë Vuçiq, kanë shpërthyer me ballina antiputin duke thënë se ai në këtë mënyrë po e njeh Kosovën.
Një ditë pas deklaratës së Putinit për Kosovën si një precedent për njohjen nga Rusia të rajoneve të Ukrainës, të ashtuquajturat Republika Popullore e Donetskut (DNR) dhe Republika Popullore e Luhanskut (LNR), mediat serbe reaguan në mënyrë agresive ndaj fjalëve të tij.
Nga ana tjetër, faqet e para të gazetës serbe të së enjtes, veçanërisht ato të kontrolluara nga regjimi i Vuçiqit, tregojnë hapur tronditjen, nga ato që tha Putin.
Tutje, Blic sjell një ballinë në të cilën vihet në pikëpyetje besnikëria e serbëve ndaj Putinit: “A i jemi betuar ne si komb shumë presidentit rus: Putini i ka harruar serbët dhe Kosovën për shkak të luftës”.
Tabloidi “Srpski Telegraf” është shumë më i ashpër – në ballinën e së enjtes ata shkruajnë: “Kështu janë vëllezërit rusë? Putini e goditi Serbinë pas shpine: Ai e shkëmbeu Kosovën me Donbas”.
Edhe “Kurir” ka goditur Putinin në ballinë: “Interesi lakuriq: Putini mbron interesat në Donetsk dhe Lugansk me interesin e tij, pa marrë parasysh pozicionin e Serbisë në Kosovë”. Në vazhdim të titullit është interesant të theksohet mesazhi “shteti ynë duhet të udhëhiqet ekskluzivisht nga interesat e veta”.
Tabloidi “Alo”, përdori deklaratën e Putinit në faqen e tij të parë në një “kontekst rajonal”. Kështu thotë “Festë në Prishtinë, Zagreb dhe Sarajevë për shkak të deklaratës së Putinit”.
Linja “rajonale” përfshin edhe “Vecernje Novosti”, e redaktuar nga propagandisti famëkeq i Millosheviçit, Milorad Vucelic, i cili ka mbështetur fuqishëm dhe hapur Moskën që nga fillimi i pushtimit rus, ndryshe nga disa gazeta të tjera nën kontrollin e Vuçiqit. Novosti nxjerr në pah mbulimin e mediave kroate dhe boshnjake, kështu që së bashku me ‘screenshot-et’ e titujve nga portalet Jutarnji list dhe Dnevnik.ba, ata shkruajnë: “Sulmet nga Kroacia dhe BeH për shkak të deklaratës së kreut të Federatës Ruse: .
Tabloidi “Objektiv” raporton “Thikë pas shpine: Putin e njeh Kosovën”.
Edhe deputeti i Partisë Progresive Serbe (SNS), Dragan Shormaz ka deklaruar se Qeveria e re e Serbisë duhet të përbëhet vetëm nga ata që janë për mbylljen e Qendrës ruse të Spiunazhit në Nish.
Shormaz me anë të një shkrimi në Twitter, duke renditur disa kushte për përbërjen e re të Qeverisë, ka thënë se ministrat duhet të janë të gatshëm të vendosin sanksione ndaj Rusisë
“Qeveria e re duhet të përbëhet vetëm nga ata që janë gati të vendosin sanksione ndaj Rusisë, të shtetëzojnë Industrinë e Naftës të Serbisë (NIS), të dëbohen 90 për qind e Ambasadave për shkak të aktiviteteve të spiunazhit, të mbyllet Qendra ruse e Spiunazhit në Nish dhe të nënshkruhet deklarata për anëtarësimin e Serbisë në BE dhe NATO”, ka shkruar Shormaz.