Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Featured

    Telekom në llupën e inspektorëve për sistemin e identifikimit të hyrje-daljeve të punëtorëve

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) ka inspektuar Telekomin e Kosovës, pasi kjo ndërmarrje ka vendosur që tre javë sistemin e njohjes me sy për identifikimin e hyrje-daljeve të punëtorëve.

    Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, AIP tha se më 22 prill janë takuar me zyrtarët e Telekomit, dhe “të njëjtit nuk kanë konfirmuar se këto aparate përpunojnë të dhëna biometrike”.

    [the_ad id="78756"]

    Por, për të verifikuar këtë lloj të përpunimit të të dhënave, më 29 prill, zyrtarët e inspektimit të kësaj agjencie, kanë kryer inspektime dhe në bazë të gjetjeve, vendimi do të bëhet publik në ditët në vijim.

    Sipas ligjeve në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale, të dhënat biometrike kërkojnë mbrojtje të posaçme, pasi siç thonë nga Agjencia për Informim dhe Privatësi, “kontesti i përpunimit të tyre mund të krijojë rreziqe të rëndësishme për të drejtat dhe liritë themelore të subjekti të të dhënave”.

    “Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale ka paraparë që sektori publik/privat mund të përdorë karakteristika biometrike vetëm nëse kjo është e domosdoshme për sigurinë e njerëzve, sigurimin e pronës apo mbrojtjen e të dhënave konfidenciale dhe sekretin e biznesit, nëse kjo nuk mund të arrihet me mjete më të lehta. Që nënkupton se përdorimi i karakteristikave biometrike për qëllimin e sipër cekur duhet të konsiderohet si masë e fundit, në ato raste ku kërkohet siguri e nivelit të lartë [shembull: qasja në dhomën e serverëve, qasja në hapësirat ku ruhen dokumentet konfidenciale etj]”, thuhet në përgjigjen e Agjencisë.

    Më herët gjatë javës, nga Sindikata e punëtorëve të Telekomit kanë thënë se kjo ndërmarrje ka nisur të testojë sistemin e ri të identifikimit të punëtorëve në hyrjet dhe daljet e tyre, me anë të retinës së syrit.

    Ky sistem është thënë se po testohet për të evituar humbjen e parave si pasojë e mungesës së punëtorëve në vendin e tyre të punës.

    Telekomi i Kosovës është kompani publike, e transformuar në shoqëri aksionare, në të cilën operon telefonia fikse dhe ajo mobile, Vala. Operatori Vala ka mbi 1.2 milion konsumatorë në nivel vendi. Në këtë kompani janë të punësuar rreth 2,500 punonjës.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Kjo është gjendja shëndetësore e të riut nga Qirezi i Skenderajt, që u plagos nga dorasi i mitur

    Tradhtia e burrit shkakton konflikt mes çiftit në Skenderaj: 35-vjeçari e sulmon gruan, e kërcënon se do ta vrasë atë dhe veten

    Ndikimi i Rusisë në Kosovë dhe milionat e investuara

    Ky është i riu qe u therr për vdekje me thikë nga një person ende i paidentifikuar nga Policia, pas një mosmarrëveshje në trafik

    Norvegjia jep lajmin se do ta mbyllë Ambasadën në Kosovë

    Dugolli në Senat pranon fajin për plagjiaturë: Dënomëni, kam gabu që i kam besu Ardian Kastratit

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.