Kryetari i Komunës se Skenderajt gjatë vizitave që kishtë pasur në disa shkolla; e po ashtu edhe me kryetarin e Sindikatës së Arsimit për Skenderaj, Ramiz Polaci; kishte premtuar se më pagen e prillit atyre do të ju dalin edhe mjetet për shujta dhe siç u kishtë thënë ai tashmë kjo punë është e kryer, shkruan portali rajoni.org.
Mirëpo kjo çka kishte thënë Nura po del të jetë mashtrim i radhës i Kryetarit pasi që me pagat e prillit, personelit të arsimit nuk u kishin dal mjejtet të cilat u takojnë .

Duke u munduar t’a arsyetoj mos realizimin e këtij premtim, juristi Nura në pronocimin e tij rreth kësaj qështje kishte fajësuar qeverin qendrore e cila sipas Nurës nuk i ka egzekutar mjetet e nëvojshme, edh pse siq ka thënë ai listat për mjete janë dërguar më kohë në thësar.
Asmableisti i VV-së në Skenderaj, Hysni Mehani krejt këtë e ka qujtar mashtrim të Kryetarit Nura.
“Fadil i ka mashtruar mësimdhënësit për shujta dhe për këtë gjë tash e fajëson qeverinë.Mundohet të përfitojë politikisht edhe kur mashtron. Fillimisht mashtron, pastaj fajëson të tjerët për mashtrimin e tij. Dy herë mashtrues!Nëse çdo gjë do të ishte në rregull dhe Ministria e Financave do të mund të procedonte me pagesat, pse nuk do ta bënte?!Logjika e Fadilit thotë se për inati! Qysh me i dhanë përgjigje kësaj logjike?! Qysh?! E me këtë logjikë Fadili shpreson me iu hedh hi syve mësimdhënësve”, ka shkruar Mehani në facebook.

Ndërsa Abdulla Gashi nga rradhët e IDEAL’it ka thënë për rajonin se procesi për shujta dhe shpenzime të transportit për nxënës ka filluar me ardhjen e Bekimi Jasharit në pozitën e krytearit.
“Na e dijm qe për 8 vite me radhë sa ka qenë Nura në pushtet, qeverisjet para Bekim Jasharit, mësimdhënësit kurrë nuk kanë marrë shujta e as paga jubilare dhe ata qe i kanë marrë i kanë nxjerr nëpërmjetë gjykatës; tu pagu komuna denime të larta” ka thën Gashi.
