Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Lajme

    “Bashkëshorti i saj na ka pamundësuar komunikimin direkt me të”, asamblistja në KK të Drenasit perjashtohet nga grupi

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Iniciativa Qytetare “GREEN për Drenas” nëpërmjetë një komunikate të leshuar në rrjetin social “facebook” ka njoftuar se ka përjashtuar nga Grupi i asamblistëve të kësaj inciative, znj. Valentina Leku-Gashi, shkuran portali rajoni.org.

    Në komunikatë thuhet se znj. Leku-Gashi që nga marrja e mandatit të asamblistes përmes iniciativës “GREEN për Drenas”, nuk ka pranuar të marrë pjesë në takime konsultuese para mbledhjeve të Kuvendit Komunal Drenas; nuk ka pranuar të jetë pjesë e aktiviteteve mjedisore (së fundmi mungoi edhe në debatin për shënimin e Ditës së Tokës më 22 prill); Madje, bashkëshorti i saj na ka pamundësuar komunikimin direkt me të.

    [the_ad id="78756"]

    Komunikata e plotë:
    Iniciativa Qytetare “GREEN për Drenas” njofton përkrahësit e saj, por edhe gjithë opinion e gjerë se pas konsultimeve të gjata, në mbledhjen e datës 06.05.2022 të bashkëthemeluesve të kësaj Iniciative, Xhavit Drenori, Arbër Halilaj dhe Blerton Nuhaj, është marrë vendimi për PËRJASHTIM nga Grupi i asamblistëve “GREEN për Drenas” të znj. Valentina Leku-Gashi.

    Znj. Leku-Gashi që nga marrja e mandatit të asamblistes përmes subjektit tonë politik, nuk ka pranuar të marrë pjesë në takime konsultuese para mbledhjeve të Kuvendit Komunal Drenas; nuk ka pranuar të jetë pjesë e aktiviteteve tona mjedisore (së fundmi mungoi edhe në debatin për shënimin e Ditës së Tokës më 22 prill); Madje, bashkëshorti i saj na ka pamundësuar komunikimin direkt me të.

    Nga takimet që kemi zhvilluar me bashkëshortin e saj, ai e ka pohuar që ka negociuar me Drejtorin aktual të DKA-së për punësim të asamblistes në fjalë në shkollën fillore në Llapushnik.
    Për neve si subjekt politik, i themeluar, përveç tjerash, edhe për meritokraci dhe barazi shoqërore në përgjithësi, është i papranueshëm shfrytëzimi i mandatit të asamblistit për punësim në poste publike komunale.

    Ne i bëjmë thirrje znj. Leku-Gashi t’ia dorëzoj mandatin e asamblistes Iniciativës “GREEN për Drenas”, përmes së cilës Iniciativë edhe e mori këtë mandat, përndryshe jo vetëm që i ka mashtruar votuesit tanë, por ka shkelur edhe mbi punën dhe sakrificën e të gjithë anëtarëve dhe përkrahësve të subjektit tonë, si dhe programin tonë politik.
    Ne si subjekt politik do e përcjellim rastin e punësimit të asamblistes në fjalë dhe nëse kjo ndodh, këtë rast do ta inicojmë tek organet e ndjekjes.

    May be an image of 3 people, people sitting and indoor

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.