Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Featured

    A ka ndryshuar Vetëvendosja qëndrim për Trustin?

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Projektligjin për ndryshim e ligjit për Trustin i cili iu lejon qytetarëve tërheqjen 30 % të mjeteve të tyre pensionale së shpejti pritet që të dërgohet në Kuvendin e Kosovës për votim.

    Por për dallim nga partitë tjera të cilat janë deklaruar pro votimit të ndryshimit të këtij ligji, Lëvizja Vetëvendosje, nuk ka ndryshuar mendim.

    [the_ad id="78756"]

    Lajmin e ka bërë të ditur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja.

    “Lëvizja Vetëvendosje nuk ka ndryshuar qëndrim! Është e vëmendshme për vështirësitë që kanë qytetaret dhe ka rritur buxhetin për transfere sociale dhe subvencione ne 1.034 miliardë euro, 30% më shumë se gjatë Qeverisë “Hoti”, dhe 47% më shumë se gjatë Qeverisë “Haradinaj”. Krahas pakos së fundit prej 100 milion euro me 800,000 përfitues, Qeveria ka zotuar 120 milion euro për subvencionin të energjisë elektrike, 45 milion euro për shtesa të fëmijëve, 25 milion për garantim të punësimit të të rinjeve, 35 milion për barna esenciale dhe 50 milion për pagesa direkte për bujqit”,tha ai.

    Ja kur do të shkoj Projektligji për Trustin në Komisionin për Buxhet

    Deputeti Muja tha se këtë javë dhe javën që vjen kësaj do të shqyrtohen në Komision të gjitha Projektligjet.

    “Këtë jave dhe javën që vjen Komisioni do t’i trajtoj të gjitha projektligjet, përfshirë edhe projektligjin për plotësimin e Ligjit për Pensione”, tha ai.

    Muja ka folur edhe për akuzat e deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu i cili, tha se Muja, po e zvarrit procesin e diskutimit të ligjit për trustin në Komision.

    Ai tha se çdo ligj trajtohet sipas rregullores së Kuvendit të Kosovës.

    “Çdo Ligj që hyn në procedure trajtohet sipas rregullores, edhe ky projektligj do të trajtohet në mbledhjet e radhës. Z.Haxhiu duhet t’i sqaroj këto çështje brenda subjektit politik sponzorizues të Ligjit, ata janë të përfaqësuar përmes nën-Kryetarit te Komisionit”, tha ai për Front Online.

    Ndërsa sa i përket marrëveshjes ndërkombëtare me Bankën Botërore për reformat e skemës sociale e cila ka vlerë prej 46 milion euro, Muja tha se kjo marrëveshje nuk është votuar që nga janari për shkak të refuzimit të opozitës.

    Propozimi i tërheqjes së e 30% të mjeteve nga trusti është bërë nga deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu për shkak të ngritjes së çmimeve në shumë produkte dhe krizës ekonomike nëpër të cilën po kalojnë qytetarët e Kosovës.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Kjo është gjendja shëndetësore e të riut nga Qirezi i Skenderajt, që u plagos nga dorasi i mitur

    Tradhtia e burrit shkakton konflikt mes çiftit në Skenderaj: 35-vjeçari e sulmon gruan, e kërcënon se do ta vrasë atë dhe veten

    Ndikimi i Rusisë në Kosovë dhe milionat e investuara

    Ky është i riu qe u therr për vdekje me thikë nga një person ende i paidentifikuar nga Policia, pas një mosmarrëveshje në trafik

    Norvegjia jep lajmin se do ta mbyllë Ambasadën në Kosovë

    Dugolli në Senat pranon fajin për plagjiaturë: Dënomëni, kam gabu që i kam besu Ardian Kastratit

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.