Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Lajme

    Kush janë vëllezërit e dyshuar për mashtrim me viza pune e grante, ua morën qytetarëve afër 20 mijë euro

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Një 43-vjeçar ka rënë dje në prangat e Policisë pasi dyshohet se ka mashtruar së paku dy persona, duke ua marrë rreth 20 mijë euro, në vitin 2020, në këmbim të vizave të punës e granteve të Ministrisë së Bujqësisë. Faton Cakiqi u ndalua për 48 orë si i dyshuar për këto dy raste, ndërkohë që viktimat që kanë rënë pre e mashtrimit të tij kanë deklaruar se ai ka bashkëvepruar me një person tjetër për t’i vënë në kurth. Sinjali ka mësuar se Policia ka zbuluar se kush është personit me të cilin Faton Cikaqi dyshohet se bashkëpunoi për t’i mashtruar qytetarët.

    Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se pas veprimeve hetimore të Policisë, është identifikuar personi i dyshuar. Bëhet fjalë për vëllain e Fatonit, Shpejtim Cakiqin, i cili gjendet në Qendër të Paraburgimit lidhur me një rast.

    [the_ad id="78756"]

    Çka deklaroi Faton Cakiqi për dyshimet se bashkëveproi me vëllain e tij?

    Sinjali mëson se dy viktimat që ranë pre e mashtrimit kanë deklaruar se Faton Cakiqi iu ishte prezantuar me një dokument të shtetit zviceran, si Agron Dervishi, duke ua marrë 19 mijë e 500 euro, me premtimin se u ndihmon në rregullimin e dokumenteve.

    Pas arrestimit, i dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, me ç’rast e ka mohuar se ka bashkëpunuar me vëllain e tij, për t’i mashtruar qytetarët, gjoja se u ndihmon për viza pune dhe grante.

    Si u raportua rasti dhe kur u zbulua i dyshuari?

    Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se fillimisht më 6 prill të këtij viti, ishin raportuar në stacioni policor “Jugu”, në Prishtinë, dy raste të mashtrimit, njëri për viza, ndërkaq tjetri në lidhje me grantet e një ministrie.

    Rasti i i parë i denoncuar

    Njëri nga denoncuesit kishte njoftuar Policinë se ka qenë ndërmjetësues për disa persona, për rregullimin e vizave të punës për Slloveni, me ç’rast kishte lidhur marrëveshje me një person që do ta kryente këtë ‘shërbim’. Për rregullimin gjoja se të vizave të punës, viktima kishte paguar 9 mijë e 500 euro në vitin 2020. Por që nga ajo kohë deri në ditën e denoncimit, personi që premtonte ‘ndihmë’ ishte zhdukur, duke i lënë qytetarët hallexhinj edhe pa viza, edhe pa para.

    Detajet e rastit të dytë

    Sipas të njëjtave burime brenda Prokurorisë, i dyshuari Faton Cakiqit, në të dy rastet ishte prezantuar me një emër tjetër, duke mashtruar dy qytetarë. Personi i dytë që ra viktimë e tij, ka deklaruar në Polici, se i dyshuari ishte prezantuar me një dokument të shtetit zviceran, duke i premtuar se mund të fitojë një grant të Ministrisë së Bujqësisë, për çka ankuesi ka paguar një shumë të majme, prej 10 mijë eurosh. Por përveç shumës së parave, viktima e këtij rasti kishte blerë edhe material ndërtimor, të cilin ia kishe dhënë të dyshuarit.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.