Fasadimi i ndërtesave në qytetin e Skenderajt, përkatësisht përgjatë sheshit kryesor që mban emrin e Adem Jasharit, ka nisur sot.
Sipas llogaritjeve fillestare vlera e projektit është rreth gjysmë milioni euro.
Projekti është i ndarë në dy faza, ndërsa parashihet që përveç elementeve të caktura, edhe izolim me stiropor me trashësi 8 deri 10 cm.
Fasadimin e objekteve banesore Nura e kishte premtuar gjatë fushatës.
Postimi i plotë i Nurës në facebook:
Një nga premtimet e mia elektorale ishte edhe fasadimi i objekteve banesore përgjatë Sheshit Adem Jashari.
Jo veç pse e kemi dhënë fjalën, por është nevojë për të ndryshuar për të mirë pamjen e jashtme të ndërtesave, për të na mbetur asgjë më shumë se një kujtim dukja e tanishme e tyre, kur nesërmja do t’i zbardh në një panoramë të vërtetë.
Jam i lumtur që ende pa u bërë 6 muaj kur mora detyrën, po nis të jetësohet ai premtim.
Synim kemi që sheshit me emrin më të mirë në Kosovë, t’i japim madhështinë edhe në aspektin e ndërtimit.
E këtë ua kemi borxh edhe banorëve.