Mëngjesin e sotëm rreth orës 10:00, në një depo të biznesit privat në fshatin Dobërllukë është gjetur një trup i pajetë, shkruan Veriu.info.
Bëhet fjalë për biznesmenin e kompanisë “Uka Izolim”, Bexhet Uka.
Veriu.info mëson se dyshohet që i ndjeri, Bexhet Uka ka bërë vetëvrasje.
Edhe policia ka dyshime për rrethanat e vdekjes, por nuk kanë dhënë version final se si është shkaktuar ajo.
Zyrtari për infirmim i Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi, ka thënë për Veriu.info se i ndjeri është gjetur i gjakosur.
“Sot rreth orës 10:00 është gjetur një trup i gjakosur në fshatin Dobërllukë të Vushtrrisë. Vdekjen e viktimës e kanë konfirmuar ekipet mjekësore. Nuk ka ende informacione vetëm se po cilësohet si vdekje e dyshimtë dhe në bazë të gjakosjes së trupit, dyshohet se me armë zjarri. Prokuroria është në vendin e ngjarjes”, ka thënë Prekazi për Veriu.info.